Krenari: Mitrovicasi Fidan Strumcaku me korin “Siparantum” fitues të vendit të parë në Belgjikë

Djaloshi nga Mitrovica Fidan Strumcaku, së bashku me grupin e korit Siparantum janë shpallur fitues të vendit të parë në kategorinë “The Open Competition – Musica Contemporanea”, të mbajtur në Belgjikë, njofton Mitropol.
Mitrovicasi me grupin e tij kanë fitusr dy çmime, vendin e parë në kategori, dhe Golden diploma.
Kori “Siparantum” bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021, duke na nxjerrë të parët në botë./Mitropol/









