LAJME

Krenari: Në vizitën e saj në Turqi Osmani u prit nga kosovari që punon në presidencën turke tek Erdoğan

Rreth një muaj më parë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ishte mysafire në ceremoninë e betimit të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mes qindra liderëve tjerë botërorë, shkruan “Mitropol”.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Por, ajo çka është e veçantë është organizimi i pritjes që iu bë presidentes Osmani.

Në pritje të saj dhe delegacionit nga Kosova doli kosovari Enes Kryeziu i cili u angazhua posaçërisht për këtë detyrë nga presidenti turk, Erdoğan.

Kryeziu është i riu nga Kosova i cili punon në presidencën e Turqisë në cilësinë e ndihmësit të kryekëshilltarit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, shqiptarit Sabri Demiri.

Ai së shpejti pritet të emërohet sërish në një post  në presidencën turke, pas ri-zgjedhjes së presidentit Erdoğan në krye të Turqisë.

Erdoğan tash e nëntë vjet e udhëheq vendin si president, ndërkaq pjesë e udhëheqjes së shtetit ka qenë për më shumë se 20 vjet.

Në vitet 1970 dhe 1980, Erdoğan ishte aktiv në politikë, duke iu bashkuar Partisë të Mirëqenies (Refah Partisi).

Në vitin 2001, ai themeloi një parti të re, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ku në vitin 2002 AKP fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe që atëherë ka qeverisur vendin.

Erdoğan ishte kryeministër i Turqisë nga viti 2003 deri më 2014, duke kaluar pastaj po këtë vit në president të vendit.

Prej 2018-ës në Turqi presidenti është kreu i shtetit, i cili drejton edhe qeverinë./Mitropol/