Medi
02LAJME

Krenari: Studentja mitrovicase Diellza Preteni përfaqësoi Universitetin e Mitrovicës në Vjenë

Diellza Preteni është studentja nga Universiteti “Isa Boletini”- Mitrovicë, që po e përfaqëson UIBM në konferencën ndërkombëtare “Global Conference on the Human Right to Quality Education”, shkruan Mitropol.

Kjo konferencë po mbahet në Vjenë nga data 21 deri me 23 shtator 2021, dhe përveç Pretenit ka edhe studentë nga vende tjera të rajonit.

Weelnes

Në këtë konferencë po trajtohen tri tema kryesore: Arsim cilësor për grupet e cenueshme dhe të pafavorizuara, Tkurrja e hapësirës qytetare dhe liria akademike si dhe edukimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe qytetarinë globale.

Për secilën nga këto tema janë mbajtur takime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës dhe në bashkëpunim me të gjithë është finalizuar drafti i “Vienna Declaration on the Human Right to Quality Education”.

Kjo konference është organizuar për nder të 100 – vjetorit të themelimit të “World University Service – Austria (WUS)”.

Weelnes