Premium Store
KOSOVËLAJME

Krenari: Ushtria e Kosovës po rritet, oficeri Flamur Topilla diplomon në Turqi

Sukseset e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk po mungojnë asnjëherë.

Kadeti i FSK-së, Flamur Topilla, u diplomua me sukses të lartë në Kursin Bazë të Oficerit në kuadër të Akademisë Ushtarake të Republikës së Turqisë dhe njëkohësisht mori gradën Nëntoger, shkruan Jepi zë.

Medi

Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Postimi i plotë:

Shtohen edhe më tej radhët tona me oficerë profesionist në fusha specialistike

Kadeti ynë Flamur Topilla u diplomua me sukses të lartë në Kursin Bazë të Oficerit në kuadër të Akademisë Ushtarake të Republikës së Turqisë dhe njëkohësisht mori gradën Nëntoger.


Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin 431 kadetë, 3 prej tyre nga shtetet tjera dhe një nga Republika e Kosovës.

Përveç moduleve rë përgjithshme, Nëntoger Topilla u specializua në fushën e menaxhimit të personelit në kuadrin e nivelit shtabor- administrativ.

Shumë urime për Nëntoger Topillën e mirênjohje e lartë për Akademinë e Forcave të Republikës së Turqisë për mundësinë e ofruar.

Weelnes