
Klubi i Futbollit Femrat “Mitrovica” shprehet e gatshme për garat që do mbahen pasnesër në Champions League, shkruan Mitropol.
Nga klubi thonë se i ndajnë vetëm edhe 48 orë nga nisja për në Selanik të Greqisë ku do të zhvillohen ndeshjet e Champions League.
Nesër vajzat mitrovicase do të mbajnë stërvitjen e fundit në Mitrovicë një ditë para nisjes.
Gjiithashtu klubi njofton se nesër Kff Mitrovica do t’i kryejnë testet për Covid 19, pasi tashmë edhe lista e udhëtimit për në Selanik është e gatshme./Mitropol/








