
Vushtrriasi i Trepça’89, Andi Mehmeti është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U20, Bekim Isufi, si pjesë e ekipit, shkruan Mitropol.
Isufi ka publikuar edhe listën e Dardanëve për dy ndeshjet miqësore që Kosova do të zhvilloi me Katarin , mes të cilëve është edhe Mehmeti.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali gjersa Mehmeti do luaj në pozitën e mesfushorit për të mos i lënë lojtarët e ekipit kundërshtar ta kapërcejnë mesfushën drjet portës së Kosovës./Mitropol/








