Active 2
KOSOVËLAJME

Krerët e UÇK-së ankohen për kufizime ekstreme në takimet me avokatë

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi kanë dërguar një tjetër ankesë në adresën e Dhomave të Specializuara të Hagës, shkruan Mitropol.

Në ankesën e krerëve të UÇK-së, ashtu siç mëson Nacionale, thuhet se ata po kufizohen në mënyrë ekstreme në komunikimet bazë me avokatët e tyre.

Active

Madje, në ankesë thuhet se ka pasur raste kur u janë organizuar takime të papritura me avokatë dhe në vende të papërshtatshme.

Poashtu, Thaçi e të tjerët janë ankuar se po u mohohet qasja në media, për t’u njohur me zhvillimet në Kosovë.

Këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe të akuzuarve ashtu siç edhe e kanë nënvizuar Thaçi dhe të tjerët, po ndodhin në kohën më kritike të mundshme kur mbrojtja po përgatit çështjen e vet që do ta prezantojë në gjykatë.

Këto shkelje, sipas tyre, po ndodhin në një kur mbrojtja po përgatit çështjen e vet që do ta prezantojë në gjykatë.

Deri tash, ankesa drejtuar Dhomave të Specializuara ka mbetur pa përgjigje.

Koha