KOSOVËLAJME

Kreu i ASK-së: Komuniteti serb heziton në mënyrë masive për t’u bërë pjesë e regjistrimit të popullsisë

Rreth 900 mijë persona janë regjistruar deri tash në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Këtë e ka bërë të ditur kreu i ASK-së Avni Kastrati, por tha se në katër komunat veriore me shumicë serbe numri ende mbetet i vogël.

Sipas tij komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive për t’u bërë pjesë e këtij procesi dhe këtu sipas tij ka ndikuar edhe thirrja e Listës Serbe.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Kastrati tha se ditëve në vijim do të veprojnë edhe karshi kësaj situate sipas ligjit në fuqi. Ndërkohë Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në vendet ku jetojnë dhe kalojnë kohë më shumë brenda një viti në të kundërtën ata bëjnë shkelje ligjore dhe kjo do të sanksionohet.

Kastrati tha se nëse regjistruesit nuk u shkojnë qytetarëve në shtëpi deri në 6 ditët e fundit të regjistrimit atëherë vetë qytetarët duhet t’i drejtohen komunës dhe ASK-së. Ka thënë se presin që në pjesën e dytë të qershorit të dalin rezultatet preliminare.