Foto ilustrim
Dy aksione policore janë zhvilluar sot në veri të Kosovës, nga të cilat janë sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Njëri prej tyre ka qenë në Zveçan, e tjetri në Zubin Potok.
Aksioni në Zveçan kishte nisur pasi kishte pasur dyshime për armë e kishte përfunduar me gjetje të pajisjeve të kriptovalutave.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veri, Veton Elshani.
Ai ka thënë se në këto aksione kanë marrë pjesë zyrtarët e Drejtorisë së Krimeve të Rënda.