LAJME

Krimet e Rënda arrestojnë 5 persona të grupit kriminal, sekuestrohen 21 pasaporta

Të martën u raportua për aksionin e zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që kishte cak persona të cilët dyshohet se janë marrë me veprimtari të kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve. Arrestimi i anëtarëve të grupit kriminal tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Market Florenti
Roadside

Në njoftimin e lëshuar për këtë operacion thuhet se janë prangosur pesë persona, pas bastisjeve që janë kryer në pesë lokacione, në rajonin e Prishtinës dhe në Mitrovicë të Jugut.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

Të dyshuarit kanë qenë objekt i hetimeve intensive që janë kryer nga Policia dhe Prokuroria, nën dyshimin se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.

Gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

  • (21) pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,
  • (5) leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,
  • Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,
  • (4) telefona mobilë,
  • (1860) euro
  • (48700) lekë
  • (10) funta
  • (395) lira turke
  • (1) veturë me targa të Kosovës
  • (1) veturë me targa të Shqipërisë

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pesë të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe për të njëjtit është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”./GazetaSinjali