Active 2
02KOSOVËLAJME

Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës ka arrestuar një doktor në Vushtrri nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Burime të Veriu.info nga QKMF-ja e Vushtrrisë bëjnë të ditur se doktori i arrestuar Addullah Vojvoda po intervistohet nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Tripika

Aksioni është realizuar me përdorimin e masave të fshehta, i cili ka rezultuar me arrestimin e tij në QKMF-në e Vushtrrisë.

Momentalisht doktori i arrestuar po intervistohet nga krimet ekonomike, ndërsa pritet marrja e vendimit nga prokurori i rastit për ndalim prej 48 orësh.

eKiosk