Krimet Kibernetike aksion në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për mashtrime kibernetike
Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Krime Kibernetike ka realizuar një aksion bastistjeje sot në Mitrovicë të Jugut, mëson “Mitropol”.
Siç ka arritur të mësoj “Mitropol” nga burime të veta, personi i cili u arrestua nga Krimet Kibernetike ka qenë i dyshuar për disa raste të mashtrimit kibernetik.
Në mesin e veprave për të cilat dyshohet është vjedhja e të dhënave bankare online, vjedhje identiteti e mashtrime të tjera përmes internetit.
“Mitropol” posedon edhe identitetin e plotë të personit me inicialet F.Sh por nuk do t’i publikoj deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.