Market Florenti
02LAJME

KRM Uniteti: Bora dhe ngricat pengojnë shërbimet në disa zona të Mitrovicës dhe Skenderajt

 

KRM Uniteti ka njoftuar qytetarët se për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, nuk ka pasur mundësi të kryhen shërbimet e rregullta në disa zona të Mitrovicës dhe Skenderajt.

Aurora Group

Sipas njoftimit, shërbimet janë realizuar vetëm në ato zona ku kanë ekzistuar kushte të sigurta për operim, ndërsa në pjesët tjera ka qenë e pamundur ndërhyrja për shkak të rrezikut të shkaktuar nga kushtet atmosferike.

Nga KRM Uniteti bëjnë të ditur se shërbimet do të rifillojnë dhe do të kryhen sa më shpejt që të përmirësohen kushtet atmosferike, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar.

Premium Store