
KRM “Uniteti” kërkon nga qytetarët e Mitrovicës që jetojnë në shtetet e tjera, e të cilët janë të regjistruar sipas shtëpive dhe banesave të tyre në Mitrovicë, që ta shfrytëzojnë rastin e ardhjes në Kosovë dhe t’i paguajnë faturat e mbeturinave.
Sipas rregullores komunale, tarifa e tyre për pagesë të mbeturinave është 18 euro në vit.
Nga 3270 ekonomi familjare të diasporës që janë të regjistruara në Mitrovicë, vetëm 595 (18%) prej tyre borgjin e kanë zero, që do të thotë se i kanë kryer obligimet e tyre. Borgji total i ekonomive tjera është rreth 77 mijë euro.
Duke paguar borgjin, na ndihmoni ta kryejmë shërbimin sa më mirë!







