02LAJME

KRM “Uniteti” dhe Komuna e Mitrovicës kanë nënshkruar kontratën e re “Larja, fshirja dhe mirëmbajtja Verore e rrugëve në qytetin e Mitrovicës”

KRM “Uniteti” dhe Komuna e Mitrovicës kanë nënshkruar kontratën e re “Larja, fshirja dhe mirëmbajtja Verore e rrugëve në qytetin e Mitrovicës”.
Kjo kontratë në vlerë prej 450 mijë euro (+- 30%) është lidhur për tri vitet e ardhshme.
Kontratën në emër të KRM “Uniteti” e ka nënshkruar Kryeshefi Ekzekutiv, Gazmend Morina.
KRM “Uniteti” e falenderon ekzekutivin e komunës së Mitrovicës për besimin e dhënë në kryerjen e këtyre punëve, të cilat i kemi kryer edhe deri më tash me përkushtim të plotë, ku si rezultat i kësaj Mitrovica është shpallur dy herë radhazi qyteti me performancën më të mirë në mjedis në Kosovë.