
KOMPANIA REGJIONALE E MBETURINAVE “UNITETI” Sh.A MITROVICË
Duke u bazuar në nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr.03L/212), Vendimin e Bordit të datës 02.10.2023 për shpalljen e konkursit, gjendjes momentale dhe nevojave të Kompanisë për plotësimin e vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeqare, KRM ”Uniteti” SH.A vendosi që me datë 16.11.2023 të shpall:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të punës:
Zyrtar/e Administrativ/e – Mitrovicë me kohë të caktuar (me kohëzgjatje 1/një vjeqare), me mundësi vazhdimi
Numri i referencës: 10-02-60
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
· Kryen të gjitha punët e Zyrtarit të cilat i përcaktonë Kryeshefi Ekzekutiv ;
· Pranon palët dhe i prezenton te K.E për pranim;
· Mban evidencën zyrtare të thirrjeve telefonike dhe takimeve;
· Pranon thirrjet dhe shkresat, kryen punët kompjuterike nga fushëveprimtaria e punëve dhe detyrave të punës, si dhe punë tjera teknike që i cakton Kryeshefi Ekzekutiv , siq janë:
· Shumëzimi dhe fotokopjimi i materialeve, mbajtja e protokolit dhe arkivimi i dokumenteve dhe të postës për dorëzim intern dhe ekstern, i të njejtave;
· Kryen edhe detyra tjera të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga K.E;
· Si dhe punë tjera të kësaj natyre.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
· Të ketë shkollën e mesme ;
· Të prezantoj leternjoftimin;
· Shkathtësi në komunikim;
· Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel); ose administrative.
· Çertifikatë mjeksore (me rastin e lidhjes së kontratës)
Kushtet e veçanta:
Punëtori 6 (gjashtë) muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e tij do ti vazhdohet apo përtrihet kontrata e punës.
Aplikacionin së bashku me diplomën, referencat etj. mundë të dorëzohen në Zyrën e Arkivës, në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” Sh.A. Mitrovicë.
Konkursi do të jetë i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore prej 16.11.2023 deri më datën 30.11.2023. Kërkesat e dorëzuara pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacione përkatëse, nuk do të merren për shqyrëtim nga ana e Komisionit vlerësues. Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhet pas përfundimit të afatit të aplikimit.








