
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Komuna e Mitrovicës Veriore kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen dhe regjistrimin e ujëmatësit në objektin komunal, shkruan Mitropol.
Sipas kësaj kompanie, me regjistrim të ujëmatësit, nënkuptohet edhe faturimi e inkasimi i ujit të shpenzuar.
Kjo marrëveshje, sipas KRU “Mitrovica”, është një hap simbolik, sepse, sipas tyre, do të regjistrohen ujëmatës edhe nëpër institucione e objekte të tjera në këtë komunë.








