
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se më 28 tetor 2025, në ora 10:00, në Njësinë e KRU Mitrovica – Mitrovicë Veriore, do të mbahet një sesion informues për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë për pozitat menaxheriale në njësitë e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, shkruan Mitropol.
Ky takim ka për qëllim të ofrojë transparencë të plotë dhe udhëzime praktike për kandidatët, duke sqaruar çdo detaj të procesit të aplikimit.
Gjatë sesionit do të prezantohen:
✅ Kriteret, procedurat dhe afatet e aplikimit
✅ Udhëzimet për përgatitjen e aplikacioneve konkurruese
✅ Procesi i përzgjedhjes, nga aplikimi deri te faza finale
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me:
-Numrin e pozitave të hapura dhe përshkrimin e roleve menaxheriale
-Kualifikimet dhe përvojat e kërkuara
-Kompetencat profesionale dhe menaxheriale të domosdoshme
-Datat kyçe të procesit të aplikimit
📢 Nga KRU “Mitrovica” theksohet se ky është një rast i shkëlqyer për të marrë informata të sakta, të qarta dhe transparente mbi procesin e rekrutimit, si dhe për t’u përgatitur në mënyrë profesionale për aplikim.
💼 “Të gjithë kandidatët e interesuar janë të mirëseardhur”, përfundon njoftimi i kompanisë./Mitropol/








