Medi
02LAJME

KRU “Mitrovica” njofton për zvogëlimin e furnizimit me ujë për shkak të rënies së nivelit në kanalin “Ibër-Lepenc”

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton konsumatorët se, sipas informatave të pranuara nga kompania “Ibër-Lepenc”, gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”.

Active 1

Si pasojë e kësaj, impiantet për trajtimin e ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar, çka mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

Ekipet e KRU “Mitrovica” janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të normalizuar furnizimin me ujë sapo të stabilizohet niveli në kanalin “Ibër-Lepenc”.

Kompania falënderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.

eKiosk