
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të realizojë intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime në rrjetin e ujësjellësit në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Abedin Ahmeti”, “Emin Duraku” dhe “Isak Ibrahimi”, si dhe në fshatrat Kqiq dhe Shupkovc.
Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Shaban Bahtiri”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Evlia Qelebia” dhe “Josip Rela”, në lagjen Lugina e Diellit si dhe në fshatin Tunel i Parë.
Nga kompania bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.








