Active 2
02LAJME

KRU Mitrovica: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor në Vushtrri, por vetëm për nevoja tjera

 

Në qytetin e Vushtrrisë uji nuk duhet të përdoret ende për konsum njerëzor por vetëm për nevoja tjera, shkruan Mitropol.

Active 1

Kështu ka njoftuar KRU “Mitrovica”, të cilët kanë thënë se janë në pritje të rezultateve laboratorike.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë të Vushtrris,

Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike).

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Active