TEB
KOSOVËLAJME

Kryeinspektori i jashtëligjshëm i Punës, Hekuran Nikçi po intervistohet nga Krimet Ekonomike

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë kundërligjshëm me vendim të kryeministrit Albin Kurti, është shoqëruar mëngjesin e sotëm ngs hetuesit policor të krimeve ekonomike.

Market Florenti

Burime të Nacionale kanë bërë të ditur se ai aktualisht është duke u intervistuar nga Krimet Ekonomike.

TEB

Bashkë me Nikçin është shoqëruar në polici edhe Naim Shalaku, i cili është zyrtar i të hyrave dhe zotimeve në Inspektoratin e Punës, por ishte emëruar nga Hekuran Nikçi si ushtrues detyre Menaxher i Burimeve Njerëzore në Inspektoratin e Punës. Edhe ky emërim nga Nikçi ishte i kundërligjshëm.

Naim Shalaku është edhe kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Dardhishtë, Mazgit i Epërm. Të paktën kështu e dëshmojnë disa postime të mëhershme në rrjete sociale.

Kujtojmë se Hekuran Nikçi kishte refuzuar të lirojë zyrën e tij, ani pse vendimin e kundërligjshëm të Kurtit për emërimin e Nikçit, e kishin vërtetuar Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

TEBTEB