Medi
LAJMEOP-ED

Kryeministër, çka ndodhi?

Kryeministër, çka ndodhi?

Në 100-ditëshin e punës së Qeverisë, e kërkove këtë nga kritikët:

Aurora Group

“Çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë, të bëhet në raport me këtë ditë të parë kur e morëm detyrën.

781 raste të reja me infektim me 23 mars, 100 ditë më vonë, më 1 korrik, ramë në 9 sosh, ndërkaq prej 17 vdekjeve në asnjë të tillë.

Në këto 100 ditë ka ndodhë diçka, që të mos ndodhin aq shumë infektime dhe asnjë vdekje”.

Kryeministër,

Veç sot i kemi të raportuar 2,295 të infektuar të rinj. Pra, 3 fish më shumë se kur e morët detyrën, e 255 fish më shumë se kur Qeveria e mbërriti 100-ditëshin.

Veç sot i kemi të raportuar 18 të vdekur nga virusi. Pra, 1 më shumë se kur e morët detyrën, e 18 më shumë se kur Qeveria e mbërriti 100-ditëshin.

Kryeministër,

Në vlerësimin tënd, duhet të ndodh diçka në menaxhim me pandeminë, qoftë për t’i zvogëluar shifrat, qoftë për t’i rritur frikshëm, sikur janë tash.

Nisur nga kjo, duhet të na tregosh: Çka ndodhi pas 100 ditëshit?

Weelnes