
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti pse s’janë arrestuar personat që janë ekspozuar me fotografi si të implikuar në bllokimin e rrugëve në veri.
“Kryeministër, na tregoni pse s’janë arrestuar dy personat që ju i keni paraqitur si persona të implikuar në ngjarjet në veri të cilët i keni prezantuar me foto”, ka pyetur Berisha.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Kurti tha se Prokuroria Speciale në raportin e saj ku janë të përfshirë dy persona është në procedura të hetimit dhe pas kompletimit Prokuroria do të veprojë në pajtim me ligjin.







