Kryetari Bedri Hamza priti në takim humanistin Halil Kastrati dhe Gjergj Beken nga fondacionit “Behgjet Pacolli”

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka mirëpritur për vizitë Halil Kastratin me bashkëpunëtorët e tij nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Gjergj Beka, në cilësi të përfaqësuesit të fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Në takimin e sotëm kryetari Hamza ka falënderuar humanistin Kastrati, Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe fondacionin “Behgjet Pacolli” për bashkëpunimin dhe biseduan për vazhdimin e projekteve të cilat do të fillojnë së shpejti të realizohen në qytetin e Mitrovicës.
Pastaj, kryetari Hamza i shoqëruar nga hoxhe Kastrati vizituan nga afër edhe punimet në ndërtimin e QKMF-së së re, ku punimet po zhvillohen me intensitet të lartë të punës në finalizimin e këtij projekti madhorë për Mitrovicën dhe i cili pritet të finalizohet para afatit të caktuar.







