Medi
02LAJME

Kryetari Ferit Idrizi nderon heroin Afrim Bunjaku, viziton varrin dhe familjen në dyvjetorin e rënies

Kryetari i Vushtrrisë, njëherit kandidati i PDK-së për kryetar, Ferit Idrizi ka vizituar sot varrin dhe familjen e heroit Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies së tij në sulmin terorist të Banjskës.

“Afrimi ishte baba e qytetar i ndershëm i Vushtrrisë tonë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia. Rënia e tij nuk është vetëm humbje për familjen, por plagë e përbashkët për gjithë Kosovën.”, shkroi ai.

Medi

Postimi i plotë:

24 shtatori do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si ditë e dhimbjes dhe krenarisë.

Sot u bënë dy vite nga rënia heroike e policit tonë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, duke mbrojtur rendin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë përkujtimi, bëmë homazhe pranë varrit të tij dhe vizituam familjen Bunjaku, duke përcjellë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë për sakrificën supreme që ai bëri.

Afrimi ishte baba e qytetar i ndershëm i Vushtrrisë tonë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia. Rënia e tij nuk është vetëm humbje për familjen, por plagë e përbashkët për gjithë Kosovën.

Heroi ynë do të mbetet përjetësisht shembull i trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Lavdi e përjetshme Afrim Bunjakut!

Dukato 1