
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka marrë me vrull punën e fushatës.
Për të treguar se po punon ai ka filluar të ndërmarrë veprime në fusha të ndryshme. Një nga to është edhe shtimi i hapësirave për parkim në qytet, shkruan Mitropol.

E kësaj here Komuna e tij ka bërë një gafë të madhe. Në vend se të krijojë hapësirë parkingu në vende të përshtatshme, këtë e ka bërë në zonën për këmbësorë në rrugën “Gjergj Kastroti Skënderbeu”.
Ndryshe, edhe asfalti që Tahiri po e lavdëron nëpër fshatra është bërë temë talljeje, pasi trashësia e tij duket sa e një pete të pites./Mitropol/








