Medi
02LAJME

Kryetari Hamza mbështet studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, z. Elvis Feka, kanë pritur në takim përfaqësuesit e EIB dhe BERZH-it, në krye me z. Driton Hyseni, z. Avni Sfishta dhe z. Fahrush Azemi, ku Mitrovica është përfituese e projektit “Kosova, sistemet e ngrohjes qendrore SF dhe VNMS”.

Gjatë këtij takim është biseduar për realizimin e projektit në ofrimin e shërbimit të ngrohjes për qytetarët e Mitrovicës, respektivisht për procesin e studimit të fizibilitetit, opsionet e vendosjes së lokacionit, shtrirjen e rrjetit dhe kapacitetet tjera të nevojshme të parapara sipas këtij projektit.

Medi

Me këtë rast, kryetari z. Hamza ka theksuar se mirëpret investime të tilla të cilat realizohen nëpërmjet burimeve të rinovueshme të energjisë (BRE) dhe zbatimit të objektivave të efiçiencës së energjisë, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë edhe në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Ky projekti është bashkëfinancim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është i dedikuar për zhvillimin e studimeve të fizibilitetit (SF) dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) për sistemet e ngrohjes qendrore (SNQ).

Weelnes