Medi
02LAJME

Kryetari Hamza priti në takim komandantin e ri të Regjimentit të Karabinierëve MSU kolonel Ruggiero Capodivento

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim komandantin e ri të Regjimentit të Karabinierëve MSU kolonel, Ruggiero Capodivento.

Ne këtë takim, kryetari Hamza pasi e përgëzoi komandantin Capodivento, për detyrën e re, ka falënderuar shtetin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe KFOR-in italian në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë.

Premium Store

Në këtë takim i cili ishte i karakterit njoftues të dy palët janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe Regjimentit të Karabinierëve Italian, në mënyrë që të ketë mirëkuptim e tolerancë si dhe të ofrohet paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Active