Kryetari i asfaltit, Xhafer Tahiri e bënë horë veten – Tregon vetë se asfalti që po e shtron është shumë i ngushtë

Kryetar i Vushtrrisë nga LDK që po kandidon edhe për një mandat në krye të komunës, Xhafer Tahiri, po bënë fushatë me shtrim të asfaltit nëpër shumë zona të qytetit.
Tahiri po publikon vazhdimisht fotografi nga punimet e asfaltit nëpër fshatra të Vushtrrisë.
Por këto punë po kryhen shkel e shko dhe asfalti nuk është sipas standardeve që duhet të jetë. Kjo vërehet edhe përmes fotografive që po i shpërndan vetë Tahiri dhe faqja e komunës së Vushtrrisë.
Në njërën nga këto, shihet automjeti që e shtron asfaltin dhe që është shumë i ngushtë, ndërsa mund të shihet me sy që rruga nuk është shumë e ngushtë.
Në disa rrugë madje është vështirë t’i zë dy bicikleta, gjë që nuk vjen në shprehje për dy vetura normale.
Shtrimi i asfaltit në kohën e fushatës zgjedhore është një nga metodat klasike që politikanët i përdorin në zgjedhjet lokale. Një gjë të tillë, Tahiri është duke e shfrytëzuar tani, pasi është kryetar komune.







