Premium Store
02KOSOVËLAJME

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së i reagon Arjeta Fejzës: S’keni marrë asgjë nga LDK-ja, ata nuk ishin prej dy vitesh pjesë e jona

Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Shpat Neziri, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetes Arjeta Fejza, duke sqaruar se personat që ajo përmend nuk janë më pjesë e LDK-së prej dy vitesh dhe nuk kanë pasur asnjë funksion në Forumin Rinor.

Neziri ka kujtuar se është zgjedhur kryetar nga 101 delegatë të rinisë, në një kohë kur, sipas tij, në parti mungonte fryma e të rinjve dhe aktiviteti rinor. Ai thekson se bashkë me disa të rinj rugovistë, e ka rindërtuar nga fillimi strukturën e Forumit Rinor, i cili sot përfaqëson qindra të rinj të angazhuar në LDK.

Active

Sipas tij, rruga e Forumit nuk ka qenë e lehtë, por përmes punës, përkushtimit dhe besimit në vlerat rugoviste, është ndërtuar një rini e fortë që i shërben idealit, e jo interesit personal.

“Disa nuk i kanë shërbyer LDK-së, por vetes dhe atyre që e përdorin partinë si mjet. Nuk mund të jesh në LDK e të punosh për të tjerët, e as të quhesh rugovist ndërkohë që shërben atyre që e kanë shkatërruar frymën e Rugovës,” ka deklaruar Neziri.

Ai ka shtuar se Forumi Rinor do të vazhdojë të mbrojë LDK-në si tempull të mendimit rugovist dhe si shtëpi të rinisë që beson në ideale, përkushtim dhe vlera.

“LDK nuk është vend për të qëndruar, por vend për t’i shërbyer,” ka përfunduar Neziri.

Active 1