Medi
KOSOVËLAJME

Kryetari i Suharekës jep rrogën e tij të shkurtit për FSK-në, fton edhe udhëheqësit e tjerë të veprojnë njëjtë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se do ta jap rrogën e muajit shkurt për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka ftuar deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit.

London

Muharremaj tha se si ish-pjesëtar i UÇK-së konsideron se është momenti i duhur për ta ndihmuar avancimin e ushtrisë.

Tutje, ai theksoi se meqë qytetarët po përballen me ngritje çmimesh, peshën e kësaj situate duhet ta bartin udhëheqësit.

Postimi i plotë:

Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri.

Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I ftoj deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë.

Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate.

Me respekt
Bali Muharremaj

Weelnes