Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi bën homazhe në Prekaz

Kosova po shënon “Epopenë e UÇK-së” më 5,6,7 Mars, në nderim të sakrificës së familjes Jashari me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, familje kjo e cila me flijimin e vet i solli Kosovës më të shtrenjtën, liri, shkruan Mitropol.

Në nderim dhe homazhe tek familja Jashari, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me ekzekutivitin dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, ka vizituar familjen Jashari, ku u prit nga baca Rifat Jashari.

Medi

Postimi i plotë i Idrizit:

FAMILJA JASHARI SINONIM I LIRISË

Bashkë me kabinetin Qeveritar, përfaqësuesit e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së bëmë homazhe për të nderuar veprën dhe heroizmin e të gjithë atyre që ranë për liri.

Bashkërisht vendosëm buqeta lule te Memoriali i Dëshmorëve, Memoriali i Martirëve, Shtatorja e Hasan Prishtinës, Ahmet Krasniqit dhe Adem Jasharit; Lapidari i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj.

Në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz, në konakun e Jasharajve u pritëm nga Baca Rifat dhe përfaqësuesit e familjes Jashari.

LAVDI!

Weelnes