Medi
KOSOVËLAJME

Kryetari Ilir Peci emëron Natasha Tomaniq nënkryetare për komunitete

Në bazë emërimeve politike në pozita, zgjedhje të reja eventuale në komunat veriore nuk duket se do të ketë. Kjo pasi që kryetarët vazhdimisht po bëjnë emërime në pozita politika.

Veriu.info mëson se kryetari i Zveçanit sot ka emëruar nënkryetaren e komunës për komunitete.

Medi

Në një prononcim, këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se e ka ngarkuar me detyrë Natasha Tomaniq, në poziten e nënkryetares për komunitete.

Ai ka bërë të ditur se sot ka ngarkuar me detyrë 3 zyrtar të nacionalitetit serb, në mesin e tyre është dhe nënkryetarja Tomaniq, ndërsa 2 zyrtarët e tjerë.

Peci ka treguar se nënkryetarja Tomaniq vite më parë ka punuar si përgjegjëse administrative.

Dukato 1