Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila u prit në takim nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani

Takimet e thirrura nga Presidentja e vendit me krerët e subjekteve politike po vazhdojnë, e kësaj rradhe Presidentja Osmani u takua me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari Lila shkruan Mitropol.
Kusari Lila theksoi përmes një postimi në Facebook se gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“U pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të caktuar nga Gjykata” shtoi tutje Kusari Lila.








