
Një vjedhje është kryer sonte në Prishtinë, shkruan Front Online.
Një person ka marrë ilegalisht disa mjete pune nga një kombi që ishte i parkuar në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Siç merret vesh i dyshuari është një i ri i moshës 20 vjeçare. Ai ndodhet akoma në arrati.
Ekipet policore po punojnë për kapjen e tij.
Rruga “Rexhep Luci” ku ndodhi vjedhja ndodhet vetëm pak metra larg rrugës “Luan Haradinaj”, aty ku është stacioni kryesor i Policisë në kryeqytet.
Shih hartën









