
Një rast i vjedhjes ka ndodhur sot në qendër të Mitrovicës, njofton Mitropol.
Cak i vjedhjes ka qenë kioska afër shkollës “Andon Zako Çajupi”.
Kjo është konfirmuar për “Mitropol” nga Policia e Kosovës.
Nga policia kanë thënë se shiriti i policisë është vendosur derisa është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes.
“Pas përfundimit te veprimeve te nevojshme procedurale shiriti është larguar.”, thuhet në përgjigjen e policisë.