02LAJME

Kryqi i Kuq i Kosovës në Mitrovicë organizoi Garat e Ndihmës së Parë për shkollat e mesme, Shkolla e Mjekësisë del fituese

Ekipi i SHMLM “Dr Xheladin Deda” fitoi vendin e parë, në garat e dhënies së ndihmës së parë të organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës Dega në Mitrovicë dhe të mbajtura në sheshin “Isa Boletini”.

Kryqi i Kuq i Kosovës, përmes këtyre garave synon ndërgjegjësimin masiv sesi duhet dhënë Ndihma e Parë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet e mëdha dhe të arrihet shpëtimi i jetës.

Premium Store

Kryqi i Kuq i Kosovës, falënderoi të gjitha shkollat e mesme të Mitrovicës për bashkëpunim dhe shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.

Weelnes