Ku është Albin Kurti? Nuk ndodhet në seancën ku pritet votimi i lejimit të martesave mes gjinive të njejta

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet në lidhje me miratimin e Kodit Civil ku parashihet lejimi i martesave mes gjinive të njejta, shkruan Mitropol.
E përderisa në Kuvend po diskutohet kjo gjë e cila ka ngjallur reagime të shumta kundër nga grupet parlamentare, deputetë të Kuvendit, bashkësitë fetare dhe organizata të ndryshme, kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk po merr pjesë në seancë.
Shefat e grupeve parlamemtare të opozitës po kërkojnë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të tregojë se pse kryeministri nuk merr pjesë në seancë.
Në fjalën e saj, Haxhiu tha se kryeministri Kurti po udhëheq këtë Qeveri e cila ka proceduar këtë kërkesë në Kuvend, duke nënkuptuar që ai është pro kësaj nisme./Mitropol/








