KUJDES: Paratë e falsifikuara shpërndahen me të madhe në Mitrovicë, tri raste u regjistruan veç dje

Shpërndarja e parave të falsifikuara në tregun e Kosovoës po vazhdon me të madhe.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, tri raste të parave të falsifikuara janë regjistruar veç dje në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
“Në tri raste ankuesit kanë raportuar dyshimet e tyre mbi pranimin/deponimin e kartë monedhave që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet relevante dhe rastet janë duke u hetuar.”, thuhet nga Policia./Mitropol/







