Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kujtime të rënda prej dëbimit me tren nga forcat serbe

“Ne kur kemi ardhur në Bllacë jemi mërzitë shumë me fëmijë e burrë, nuk kemi qenë në dijeni se ku janë shkua familja. Populli në përgjithësi ka heqë keq, e këtu më kujtohet ky lum, sepse kishim frikë se po na bie ndonjë fëmijë e na mbytet”, rrëfen mes lotëve Nazife Grajqevci, e cila e kishte përjetuar dëbimin me dhunë me tren nga forcat serbe.

Në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Bllacë, Grajqevci tregon për KosovaPress vuajtjet që janë ballafaquar në momentin kur janë marrë nga forcat serbe, derisa thotë se lutja e vetme që kishte gjatë gjithë kohës ishte të mbijetojë i gjithë populli shqiptar.

Active 1

Mes tjerash, ajo përmend edhe disa nga momentet më të vështira që kanë përjetuar gjatë qëndrimit në Bllacë.

“Ne kur kemi ardhur në Bllacë jemi mërzitur shumë me fëmijë e burrë, nuk kemi qenë në dijeni se ku janë shku familja, populli në përgjithësi ka hekë keq. Këtu më kujtohet ky lum sepse kishim frikë se po na bie ndonjë fëmijë e na mbytet…Momenti më i rëndë ka qenë kur jemi ardhur këtu me tren, kemi zbritur dhe nuk kemi pas ku të qëndrojmë, me disa najllona e më patën ardhur disa fëmijë të dikujt tjetër që nuk e di të kujt kanë qenë. I kam shti brenda dhe i kam vesh, sepse kanë qenë pa rroba e pa mbathje dhe ju kam dhënë tesha dhe bukë. Ata fëmijë kanë shku më pas të prindërit e tyre, mërzi të madhe kemi pas i gjithë populli… Jam lutë të mbijetojë i gjithë populli sepse gjendja ka qenë shumë e vështirë”, tha Grajqevci.

E fotografia e nënës nga Kosova me foshnjën në duar, e shkrepur në vitin 1999 gjatë rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në luftën e Kosovës, u shndërrua në simbol të luftës dhe sakrificës.

Në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, Sherife Luta ka treguar vuajtjet e refugjatëve kosovarë, derisa thekson se momenti më i vështirë ka qenë t’i kthehet shpina atdheut.

Familjarja, Lumnije Krelani e cila në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç, kujton ditën kur forcat serbe i larguan me dhunë nga Kosova.

Krelani derisa tregon vuajtjet që ka përjetuar në atë kohë, thotë se ende i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.

Edhe qytetari tjetër, Hysen Grajqevci, i cili e ka përjetuar nga afër Bllacën e vitit 1999-të thotë se momenti më i rëndë ka qenë kur fëmijët janë ndarë prej familjeve e prindërve.

Pas shumë vuajtjeve që kanë kaluar, Grajqevci thekson solidaritetin që kishte populli shqiptar, porse shprehet i mërzitur që tash pas 24 viteve mungon zemërgjerësia e shqiptarëve që kishin ndër vite.

Po ashtu, me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60 vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ka nxjerrë nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 viteve, dhe ka hapur ekspozitën me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stankoc dhe Çegran”.

Krasniqi tregon sa rëndë e ka përjetuar momentin e shkrepjes së fotove të nxjerrë nga arkivi pas 24 viteve.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës 78-ditore ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe.

Active