Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Më 27 nëntor, kullat e Isa Boletinit në veriun e vendit, do të marrin ngjyrat kuq e zi. Kjo për nder të festës së 28 Nëntorit. Stërnipi i heroit, Gazmendi, thotë se fshatit po i kthehet pamja që e kishte dikur.

Brendësia e saj, tashmë është kuq e zi.

Aurora Group

E së shpejti edhe pamja e jashtme, do të marr ngjyrat kombëtare.

Është kjo kulla e heroit Isa Boletini në fshatin Boletin.

Për këtë tashmë janë bërë edhe përgatitjet e fundit, të cilat kullës së heroit, t’ia japin këtë pamje në prag të festës së 28 Nëntorit.

“Kulla e Isa Boletinit e cilat gjendet këtu në komunën e Zveçanit, të ndriçohet me ngjyrat kuq e zi, me ngjyrat e flamurit me rastin e festës së 28 Nëntorit. Ndriçimi do të bëhet mbrëmjen e 27 nëntorit dhe do të qëndroj dy ditë, kjo për ta nderuar festën e 28 Nëntorit”, ka thënë Hasime Tahiri – Hasani nga ojq “Mundësia”.

E i kënaqur që Boletinit po i kthehet pamja qe e kishte dikur, u shpreh stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.

“Besoj që Boletini është duke e marrë pamjen historike që e kishte dikur. SI familjar, si nip i Isa Boletinit, vazhdimisht jam munduar që informatat të jenë të dorës së parë”, thotë ai.

Ndezja e dritave, nuk është aktiviteti i vetëm që këtë muaj u shënua në këtë kullë.

“Nga fillimi i muajit nëntor, e deri më sot, i kurorëzuam me shumë aktivitete kulturore. Sot kishim edhe profesor nga Shkupi, Skender Hasanin e Sevdaim Demirin”, thotë Gazmend Boletini.

I gjithë projekti i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për funksionalizimin e kompleksit të kullave të Isa Boletinit, po implementohet nga organizata joqeveritare “Mundësia”

“Ne i kemi bërë edhe audio-guidat, ku vizitorët kur të vijnë, munden me i dëgjua edhe ato me zërin e Gazmend Boletinit, stërnipit të Isa Boletinit, që për herë të parë me sa e di janë në Kosovë, meqë nuk e di që ka ndonjë momunemt tjetër audio-guida”, shprehen nga kjo ojq.

Ndryshe, në oborrin e kësaj kulle prehen edhe eshtrat e vet heroit të Kosovës, Isa Boletini.

Active 1