Active 2
KOSOVËLAJME

Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi zyrtarizohet si kandidat i AAK-së për deputet

Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi sot u zyrtarizua si kandidat i AAK-së për deputet.

Lajmin e bëri të ditur Ramush Haradinaj.

Weelnes

Postimi:

Ne ekipin tim e prita me kënaqësi Ekspertin e Sigurisë, juristin Dardan Krasniqi. Dardani na u bashkua me përvojën e tij dhe vullnetin për një Kosovë që ecën përpara. Dardani, si i ri, ishte luftëtar e i tri luftërave çlirimtare, UÇK-së, UÇPMB-së dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku ishte dalluar për guximin dhe aftësinë organizative.

Dardani vjen në AAK me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar. Dardan Krasniqi ishte polici dhe drejtuesi i parë i Policisë në Malishevë.
Z. Krasniqi vjen nga një familje patriotike, me nënën mësuese e babain kolonel të TMK-së dhe themelues të celulave të para të UÇK-së.

Në aktivitetin e tij si çlirimtar, pastaj në polici, e më vonë në Vetëvendosje si aktivist e anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Dardani gjithmonë kishte dy qëllime: çështjen kombëtare dhe politikën e sigurisë si një element të rëndësishëm në përpjekjen për shtet e shoqëri të fortë!

Angazhimi i tij është motiv që shumë patriotë, ekspertë e qytetarë të mirë të këtij vendi po e gjejnë rrugën e AAK-së, që është edhe rruga e Kosovës për të ecur përpara!

Koha