Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Kuptohet arsyeja e futjes së Njësisë Speciale në Postë – Po bartej shumë e madhe parashë

Rreth një orë më parë Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u panë duke u futur në ambientet e Postës së Kosovës në Mitrovicë me armë të gjata, shkruan Mitropol.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për medie se pse këto njësi u futën në postë.

Aurora Group

Burime të sigurta të “Mitropol” brenda Postës së Kosovës bëjnë të ditur se arsyeja pse Njësia Speciale u fut në postë ishte për çështje sigurie, sepse aty po bartej një shumë e madhe parashë.

Siç njoftojnë burimet e “Mitropol” është fjala për paratë e ndihmave sociale të cilat u sollën nga zyrtarët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale për t’iu shpërndarë qytetarëve që marrin ndihma sociale përmes postës.

Shoqërimi nga Njësia Speciale është masë e re e Qeverisë Kurti e vendosur për çështje sigurie, siç njofton ky burim i portalit./Mitropol/

Weelnes