Kur do të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve? Smith thotë se kjo është data më e përshtatshme

Në këtë drejtim, trupi gjykues ka kërkuar nga ZPS që t’i dorëzojë panelit listën e 12 dëshmitarëve të parë të cilët do të dëgjohen gjatë dy javëve të para apo gjatë tre javëve të para në qoftë se numri është më i madh, brenda datës 1 shkurt 2023 në ora 16:00.
“ZPS duhet të paraqesë emrin apo pseudonimin e tyre, radhën e paraqitjes, deklaratat e mëparshme apo transkriptet e dëshmisë së tyre, nëse dëshmitarët që ZPS do të paraqesë do të japin dëshminë gojore pjesërisht apo tërësisht, dhe nëse ZPS dëshiron të paraqesë dëshmitë e tyre dhe transkriptin e provave në bazë të rregullës 154, çështjet, faktet dhe rrethanat mbi të cilat do të merren në pyetje, kohën për pyetjet kryesore, dokumentet për provat materiale që ZPS pretendon të përdorë me secilin prej dëshmitarëve sipas numrit rendor dhe masat mbrojtëse të urdhëruara për dëshmitarët”, ka thënë gjykatësi Smith.








