KOSOVËLAJME

Kurt: Rasti i incizimit të Kusari-Lilës është luftë hibride nga Serbia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë lidhur me aferën e përgjimeve ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Roadside
Market Florenti

Kurti ka thënë se Kusari-Lilës i është lëshuar në interfon Radojiçiqi, gjatë takimit që ajo ka pasur në Kuvendin e Kosovës me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Kurti thotë se Qeveria e tij ka zero varësi nga Lista Serbe, teksa për shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota.

Kurti ka thënë se rasti i incizimit të Kusari-Lilës është “luftë hibride nga Serbia”.

“Unë as që kam komunikuar, e as takuar, ndonjë herë personin në fjalë. Keni kujdes sa i përket luftës hibride e cila bëhet nga Serbia, kundër shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratik në Kosovë. Janë duke u përpëlitur si autokraci që janë në fqinjin tonë verior andaj edhe po përpiqen që me incizime, insinuata të ndryshme të shkaktojnë konfuzion tek opinionin publik në Kosovë, por populli jonë është edhe demokratik edhe i qëndrueshëm”, ka shtuar në komentin e incizimeve ku përmendet në disa raste emri i Milan Radojiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, e person që kërkohet nga autoritetet e Kosovës për disa vepra penale dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.