Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Kurti: Asnjë parti nuk pranoi bashkëqeverisje

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot përbërjen e kabinetit të tij qeveritar dhe ka mbajtur ekspozenë për mandatin e tij.

Në fjalimin e tij, Kurti deklaroi se asnjëra nga partitë parlamentare, të cilave u bëri ftesë, nuk ka pranuar të hyjë në bashkëqeverisje. Ai shtoi se nëse do të kishin pranuar bashkëpunimin, sot mund të kishte një qeveri të re koalicioni dhe sfida e zgjedhjes së presidentit do të ishte kaluar.

Medi

“Sot mbi 6 muaj që prej thirrjes se seancës konstituive me 15 prill, më në fund kemi Kuvend të konsistuar dhe kemi arritur në pikën e formimit të Qeverisë. Kjo është një vonesë e parpecedentë në historinë e Republikës, ku 5 nga këta 6 muaj deputet ishin duke e pritur Gjykatën Kushtetuese, kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, plani i rritjes me Bashkimin evropian, procesin e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ndërkaq, seanca e sotme nisi me 1 orë e 8 minuta vonesë të mandatarit Kurti.

Dukato 1