KOSOVËLAJME

Kurti deklarohet për kërcënimet: Nuk jam ndjerë i rrezikuar në Shkup, ka pasur forca të shumta policore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media rreth kërcënimeve me jetë të cilat dyshohet se i ka pranuar së fundmi.

Market Florenti
Roadside

Ai ka thënë se përkundër tyre nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, teksa ka shtuar se gjatë qëndrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur forca të shumta policore.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai.