Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurti e nis vitin 2023 me kërkesa: Të rritet numri i ushtarëve dhe mjeteve ushtarake të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një rritje e numrit dhe mjeteve ushtarake të NATO-s, do të ndikonte në rritjen e paqes në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në një prononcim për të përditshmën gjername “Welt”, Kurti ka folur rreth përkeqësimit të situatës në veri, derisa tani janë larguar barrikadat.

Active 1

“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe mjeteve ushtarake të NATO-s… do të rrisë sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – ka thënë ai.

Por siç shkruan mediumi gjerman, sipas ekspertëve, tensionet nuk kanë përfunduar ende.

Kurti ndërkaq, citohet të ketë thënë: 16 barrikada në katër komunitete veriore të Kosovës dhe burra të veshur me maska ​​në fytyrë dhe shenja të forcës mercenare ‘Wagner’ dhe ‘Ujqërve të natës’ (Russian Morrradclub, red.) në uniformat e tyre të errëta, ndërsa valëvitnin flamuj me mbishkrime ‘Lutu Zotit dhe mbaju fort pas Rusisë’ e bën të qartë nevojën për trupa shtesë të NATO-s, ashtu si edhe grumbullimi i trupave dhe artilerisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe deklaratat e vazhdueshme ogurzeza nga shtetet serbe dhe ruse”.

“Kërkesë” pas tensioneve në veri?

Barrikadat në veri filluan të hiqen mëngjesin e së enjtes, e të cilat qëndruan për 20 ditë, duke bllokuar lëvizshmërinë e qytetarëve. Mëngjesi i së enjtjes u çel me djegien e 2 kamionëve që bllokonin një lagje në veri të vendit.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.” – thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që dërgimi i ish-policit Pantiq në arrest shtëpiak derivoi në një shtensionim të situatës në veri. E pas ndryshimit të masës së paraburgimit, barrikadat, që ishin vendosur si shenjë proteste ndaj arrestimit të Pantiqit, filluan të largoheshin.

Për krejt këtë çështje, dje Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian lëshuan një komunikatë, ku theksoj se ShBA-ja dhe BE-ja kanë pranuar garanci nga lidershipi politik në Kosovë se nuk do të kishte lista të arrestimeve për qytetarët e barrikaduar./Nacionale/

Active