Premium Store
KOSOVËLAJME

“Kurti është homoseksual, urren Thaçin e Krasniqin”- Çka përmban dokumenti komprometues “Leptiri”, që iu gjet Fatmir Shehollit?

Prokuroria Speciale në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh ka gjetur dokumentin e emërtuar “Leptiri”, që parashihte komprometimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë kohës sa po mbahej si i burgosur politik në Nish.

Dokumenti i përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili pretendohet se është përgatitur nga strukturat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, përmban të dhëna për mënyrën se si synohej të ushtrohej presion ndaj Kurtit gjatë kohës sa ai vuante dënimin në Serbi, raporton Gazeta Insajderi.

Premium Store

Në dokument përmendet një burim operativ me nofkën “Leptir”, i cili, sipas pretendimeve të RDB-së, kishte për detyrë të siguronte materiale komprometuese që do të mund të përdoreshin ndaj Kurtit për ta shtyrë atë drejt bashkëpunimit me shërbimin serb.

Në raport, Kurti përshkruhet si person i mbyllur dhe i tërhequr, që pretendohej se kishte vështirësi në krijimin e kontakteve me të burgosurit e tjerë.

Dokumenti përmban edhe pretendime intime lidhur me Kurtin. Në të thuhet se burimi “Leptir” kishte përcjellë pretendimin për një lidhje homoseksuale të Kurtit me një të burgosur tjetër.

“Informacionet e mbledhura përmes personave kompetentë në Kodin Penal dhe në kontaktet me pozicionet operative të angazhuara për bashkëpunim gjatë vuajtjes së dënimit të tij me burg (“Leptir”, “Robi” dhe “Metar”) në Kodin Penal të Çuprisë, tregojnë se i burgosuri politik Kurti Albin është një person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur, i cili ka vështirësi në kontakt me të burgosurit e tjerë, dhe se ai ka orientim të theksuar homoseksual”, thuhet në dokument.

Një pjesë tjetër e raportit fokusohet te qëndrimet politike që, sipas RDB-së, Kurti i kishte shprehur gjatë kohës në burg.

Sipas dëshmisë së atribuar të “Leptirit”, Kurti ishte kritik ndaj udhëheqësve të UÇK-së, duke i cilësuar ata si të paarsimuar dhe të prapambetur. Në veçanti, dokumenti pretendon se ai kishte qëndrim përçmues ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.

Në anën tjetër, në dokument thuhet se Kurti kishte vlerësim për Nait Hasanin nga Prishtina, me të cilin, sipas burimit, kishte marrëdhënie miqësore.

“Ai deklaroi se Kurti i përçmon udhëheqësit e “UÇK-së” terroriste dhe se shpesh fliste për ta si njerëz të prapambetur dhe të paarsimuar, “banditë nga pylli”, të cilët kryen mizori kundër serbëve, por edhe kundër shqiptarëve në numër të madh. Ai përçmon veçanërisht Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa vlerësoi vetëm një farë Nait Hasani nga Prishtina, me të cilin është në marrëdhënie miqësore dhe të cilin e respekton shumë”, thuhet në dokument.

RDB-ja kishte pretenduar gjithashtu se Kurti nuk e shihte të ardhmen e tij në Kosovë pas përfundimit të dënimit.

Sipas dokumentit, ai kishte planifikuar që pas lirimit të largohej nga Kosova dhe të vendosej në Norvegji.

Dokumenti është publikuar si pjesë e materialeve të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Dokumenti i plotë, i përkthyer pa ndërhyrje:

Albin Kurti nga Prishtina po vuan dënimin me burg në Qendrën e Burgut në Çupri, i cili u dënua nga Gjykata e Qarkut në Nish (K 337/99) me 15 vjet burg për një vepër penale sipas neneve 125 dhe 136 të Kodit Penal të RFJ-së. Fillimi i vuajtjes së dënimit të tij 27.04.1999 – skadimi 27.04.2014.

Informacionet e mbledhura përmes personave kompetentë në Kodin Penal dhe në kontaktet me pozicionet operative të angazhuara për bashkëpunim gjatë vuajtjes së dënimit të tij me burg (“Leptir”, “Robi” dhe “Metar”) në Kodin Penal të Çuprisë, tregojnë se i burgosuri politik Albin Kurti është një person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur, i cili ka vështirësi në kontakt me të burgosurit e tjerë, dhe se ai ka orientim të theksuar homoseksual.

Konkretisht, Ndërlidhësi Operacional “Leptir”, i cili, ndryshe nga të burgosurit e tjerë, është në kontakt të ngushtë me Kurtin, na tha gjatë kontakteve tona se ai është në një marrëdhënie homoseksuale me të dhe se kontaktet e tij me të janë të ngushta dhe jashtëzakonisht të hapura. Sipas “Leptir”, Kurti dënon në mënyrë të barabartë shoqërinë serbe dhe atë shqiptare, duke e vlerësuar atë si patriarkale dhe të prapambetur, dhe se të drejtat e njeriut si të shqiptarëve ashtu edhe të serbëve janë të kërcënuara në mënyrë të barabartë, veçanërisht të drejtat e homoseksualëve. Ai deklaroi se Kurti i përçmon udhëheqësit e “UÇK-së” terroriste dhe se shpesh fliste për ta si njerëz të prapambetur dhe të paarsimuar, “banditë nga pylli”, të cilët kryen mizori kundër serbëve, por edhe kundër shqiptarëve në numër të madh. Ai përçmon veçanërisht Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa vlerësoi vetëm një farë Nait Hasani nga Prishtina, me të cilin është në marrëdhënie miqësore dhe të cilin e respekton shumë (Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të jetë marrëdhënia homoseksuale e Kurtit në Kosovë).

Kurti nuk e sheh mbijetesën e tij të vazhdueshme në Kosovë, pavarësisht nëse do të qëndrojë deri në vitin 2014 duke vuajtur dënimin me burg në Serbi.

Ai planifikon të udhëtojë për në Norvegji kur të lirohet nga burgu, ku, nëpërmjet lidhjeve të tij, do të sigurojë dokumentet për qëndrim të përhershëm në këtë vend skandinav.

Dukato 1